Medresesë “Mehmed Fatih” iu dorëzua një donacion prej 30 librash të mbështetura me mjete të Fondit
Medreseja “Mehmed Fatih” mori një donacion të çmuar prej 30 librash, të mbështetura me mjete të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi.
Donacioni u realizua me iniciativën e drejtorit të Fondit, Dženis Nurković, me qëllim që nxënësve dhe stafit mësimdhënës të Medresesë t’u afrohen botime që dëshmojnë për trashëgiminë kulturore, gjuhësore dhe historike të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera kombëtare pakicë në Mal të Zi.
Librat, në emër të Fondit, i dorëzuan Fahreta Smailović, këshilltare e pavarur I në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme, Juridike dhe Financiare, dhe Arnela Šabović, këshilltare e pavarur III në Departamentin për Monitorimin dhe Vlerësimin e Projekteve.
Përfaqësueset e Fondit i priti sekretari i Medresesë, Amer Dautović, i cili falënderoi për donacionin dhe theksoi rëndësinë e botimeve të tilla për arsimimin e të rinjve, kultivimin e kulturës së kujtesës dhe njohjen më të mirë të pasurisë së identiteteve të ndryshme në Mal të Zi.
