Rregullat e shtëpisë
Orari sipas kohës së dimrit:
Zgjimi për namazin e sabahut: 20 minuta para ezanit.
Mëngjesi për nxënësit nga 06:30h deri në 07:00h, ndërsa për nxënëset nga 07:00h deri në 07:20h; të gjitha nxënëset janë të detyruara të jenë së bashku në kuzhinë.
Mbyllja e konviktit: konvikti i djemve në 07:20h, konvikti i vajzave në 07:00h.
Mësimi fillon në 07:30h.
Dalja nga ambientet e medresesë gjatë pushimit të madh.
Namazi i drekës (12h) është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit dhe nxënëset. Nxënëset janë të detyruara të jenë në mesxhid edhe kur nuk janë në gjendje ta falin namazin për arsye të sheriatit.
Dreka për nxënëset e konviktit të vajzave nga 13:45h deri në 14:15h. Për nxënësit e konviktit të djemve nga 14:15h deri në 14:45h.
Ikindia për nxënësit e konviktit në 14:10h, për nxënëset në 15:00h.
Pushim për nxënësit dhe nxënëset e konviktit nga 14:30h deri në namazin e akshamit.
Ora e parë e studimit të mbikëqyrur: pas akshamit deri në jaci.
Darka për nxënëset në 18:30h, për nxënësit në 19:00h.
Ora e dytë e studimit të mbikëqyrur pas darkës (në marrëveshje me edukatorët dhe edukatoret kujdestarë).
Mbyllja e konviktit në 22:00h.
Nxënësit dhe nxënëset nuk mund ta përdorin telefonin në konvikt pas orës 23h; nëse ndonjëri prej tyre e përdor telefonin, telefoni i merret deri para fillimit të mësimit.
E mërkura: ditë e lirë për nxënësit e konviktit të djemve, pas orëve të mësimit deri në mbrëmje. E enjtja: ditë e lirë për nxënëset e konviktit të vajzave, pas mësimit deri në 20h.
