Përfaqësuesit e Qendrës Islame “Rumija” nga Çikagoja vizituan Medresenë “Mehmed Fatih”
Medresenë “Mehmed Fatih” e vizituan përfaqësuesit e Qendrës Islame “Rumija” nga Çikagoja: Emil ef. Škrijelj, imam i Qendrës, Senad Perazić, kryetar i diasporës, dhe Mirsad Kolar, anëtar i Këshillit të Qendrës Islame “Rumija”.
Mysafirët, në emër të Medresesë, i priti drejtori Amer ef. Šukurica, i cili i njohu me punën e këtij institucioni edukativo-arsimor, me misionin e tij, procesin mësimor dhe aktivitetet që Medreseja realizon për ruajtjen e identitetit fetar, kulturor dhe arsimor të të rinjve.
Gjatë takimit, drejtori Šukurica falënderoi përfaqësuesit e Qendrës Islame “Rumija” për mbështetjen që i japin vazhdimisht Medresesë, veçanërisht përmes bursave për nxënësit, si dhe përmes mbështetjes me kurban, zekat dhe sadakatul-fitër. U theksua se një bashkëpunim i tillë është mbështetje e rëndësishme për nxënësit dhe dëshmi e lidhjes së përhershme të diasporës me institucionet që ruajnë dijen, besimin dhe identitetin.
