Medreseja “Mehmed Fatih” priti pjesëmarrësit e Shkollës Verore “Mala medresa” (“Medreseja e Vogël”), një projekt që e organizojnë së bashku Bashkësia Islame e Boshnjakëve të Amerikës së Veriut dhe Medreseja “Osman ef. Redžović” nga Visoko, Bosnjë e Hercegovinë.
Shkolla Verore “Mala medresa” nisi në vitin 2013 me qëllim që të rinjtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të njihen më nga afër me kulturën, historinë, gjuhën amtare dhe bukuritë natyrore të Bosnjë e Hercegovinës dhe të rajonit më të gjerë, si dhe të thellojnë njohuritë për fenë, traditën dhe identitetin e tyre.
Gjatë vizitës në Medresenë “Mehmed Fatih”, mysafirëve iu drejtuan drejtori Amer Šukurica dhe profesori hfz. Bajram Dizdarević, të cilët u uruan mirëseardhje dhe theksuan rëndësinë e takimeve të tilla për ruajtjen e identitetit fetar, kulturor dhe gjuhësor të brezave të rinj në diasporë.
Mysafirët vizituan ambientet e medresesë dhe u njohën me punën e saj, me misionin arsimor dhe edukativ, si dhe me jetën e përditshme të nxënësve. Në kuadër të vizitës në Mal të Zi, ata vizituan edhe Qendrën Islame në Tivar, si dhe Xhaminë e Detarëve në Ulqin, duke e pasuruar qëndrimin e tyre me njohjen e trashëgimisë fetare, kulturore dhe historike të myslimanëve në këto troje.
Pjesëmarrësit i shoqëruan: hfz. Zijad Dervić, hfz. dr. Haris Delić, prof. Amel Hasandić, prof. Mirza Selimović, prof. Selmedin Smajić, prof. Selvedina Rezaković, prof. Amelina Kadrić, prof. Alma Murtić, prof. Merhana Dedić, prof. Tesnima Bosnić, si dhe mr. Amela Numanagić, ndihmësdrejtoreshë.
