Kalo te përmbajtja
Medresa
Të gjitha lajmet

Nxënësit e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” nga Ulqini vizituan Medresenë “Mehmed Fatih”

Medresenë “Mehmed Fatih” e vizituan sot nxënësit e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” nga Ulqini, të shoqëruar nga mësuesit Endrit Cuca dhe Arjeta Kurti.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen me programin arsimor, aktivitetet mësimore dhe mjedisin ku zhvillohet jeta dhe puna e përditshme e nxënësve të Medresesë.

Nëpër ambientet e shkollës i udhëhoqën nxënësit e Medresesë Ubejd Tula, Uvejs Tula, Bellma Dibra dhe Mevlida Demiri, të cilët u prezantuan mysafirëve një pjesë të hapësirave të shkollës dhe ua afruan atmosferën e jetës në medrese.

Mysafirët i pritën profesorët-edukatorë Amar Dreshaj dhe Elsan Kalač, të cilët ua prezantuan programin e Medresesë, mundësitë e saj arsimore, aktivitetet jashtëmësimore dhe vlerat mbi të cilat mbështetet puna edukativo-arsimore e këtij institucioni.

Vizita të tilla janë mundësi e bukur për t’i njohur nxënësit e shkollave fillore me punën e Medresesë “Mehmed Fatih”, me konceptin e saj mësimor dhe me mundësitë që u ofron nxënësve të ardhshëm të shkollës së mesme.