Sot Medresenë “Mehmed Fatih” e vizitoi koordinatorja e TIKA-s në Mal të Zi, zonja Nihal Ersoy, me bashkëpunëtorët e saj.
Në emër të Medresesë, mysafirëve të nderuar u uroi mirëseardhje drejtori Amer Šukurica me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të tij përmes projekteve me rëndësi për punën edukativo-arsimore dhe zhvillimin e Medresesë.
U theksua veçanërisht mirënjohja ndaj TIKA-s për mbështetjen që i ka dhënë punës së këtij institucioni në periudhën e kaluar, duke njohur rëndësinë e tij në arsim, edukim dhe afirmimin e vlerave pozitive shoqërore.
Drejtori i Medresesë i shprehu mirënjohje zonjës Ersoy dhe institucionit TIKA për vëmendjen, besimin dhe gatishmërinë për të mbështetur projekte që kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve arsimore dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Një bashkëpunim i tillë për Medresenë është mbështetje e çmuar dhe nxitje që ta vazhdojë edhe më fuqishëm misionin e saj të arsimimit dhe edukimit të brezave të rinj.
