Kalo te përmbajtja
Medresa
Të gjitha lajmet

Drejtori i Medresesë “Mehmed Fatih” priti koordinatorin e sapoemëruar të Institutit Yunus Emre në Podgoricë

Drejtori i Medresesë “Mehmed Fatih”, Amer Šukurica, priti në ambientet e Medresesë koordinatorin e sapoemëruar të Institutit “Yunus Emre” në Podgoricë, zotin Imran İpek.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të Medresesë dhe Institutit “Yunus Emre”, si dhe për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të tij përmes projekteve të përbashkëta kulturore, edukative dhe artistike.

Drejtori Šukurica e falënderoi zotin İpek për mbështetjen që Instituti “Yunus Emre” i jep vazhdimisht Medresesë “Mehmed Fatih”, veçanërisht në fushën e afirmimit të gjuhës, kulturës dhe artit turk.

Zoti İpek shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se Instituti “Yunus Emre” e sheh Medresenë “Mehmed Fatih” si partner të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore mes Malit të Zi dhe Turqisë.

Në shenjë mirënjohjeje dhe miqësie, u shkëmbyen dhurata të rastit.

Takimit i ndoqën edhe bashkëpunëtorët e të dy institucioneve, në një atmosferë miqësore dhe të përzemërt.